• Dashuria për Trump divorcon gruan e drejtorit të ri të marrëdhënieve me publikun në Shtëpinë e Bardhë

Deidre Ball, 38 vjeçe, bashkëshorte e Anthony Scaramucci, drejtori i ri i marrëdhënieve me Publikun në Shtëpinë e bardhë, është lodhur nga dashuria e bashkëshortit të saj për presidentin Donald Trump.

Sipas një njoftimi të gazetës Indipendent, bashkëshortja e Scaramuccit ka bërë kërkesë për divorc dhe ajo është shprehur se preferon të qëndrojë në Nju Jork dhe të mos shkojë në Uashington. Deidre Ball  është lodhur nga politikat e bashkëshortit të saj dhe ka marrë vendim të ndahet prej tij edhe pse çifti ka 2 fëmijë. Anthony Scaramucci është zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump në postin e drejtori të ri të marrëdhënieve me publikun nga Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk është përkrahëse e Donald Trump dhe thuhet se ajo ka dhënë mbi 5 mijë dollarë për Katline Rience një prej kundërshtarëve të Trump. Ajo gjithashtu ka thënë 10 mijë dollarë për Skot Vaker guvernator i Vinskonsin dhe shumë 2 mijë dollarë për Bush vëllait të Xhorxh Bushit ish presidentit amerikan.

Tags

Jul 30, 2017 11:15 Europe/Tirane
Komente