• Edhe Scaramucci divorcohet nga Trump

Burimet informative njoftuan dorëheqjen e Anthony Scaramucci, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas një njoftimi të kanalit ABC, Anthony Scaramucci, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si drejtor komunikimi në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump lidhur me dorëheqjen e Scaramuccit ka thënë se shkak janë bërë ofezat e tij ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane. Dorëheqja e Scaramucci erdhi vetëm 2 javë pasi u zgjodh në postin e drejtorit komunikues të Shtëpisë së Bardhë. Zgjedhja e tij krijoi shumë polemika në shtëpinë e bardhë dhe shkaktoi largimin e zëdhënës dhe shefit të zyrës së Shtëpisë së Bardhë. Sipas kanalit CNN prej ditës së hënë John Kelly do të nisë detyrën e tij të re si drejtor i ri në Shtëpinë e Bardhë.

 

Tags

Aug 01, 2017 09:52 Europe/Tirane
Komente