• Dueli mes Donald Trump dhe përfaqësuesit të lartë të partisë Republikane

Dueli mes presidentit amerikan Donald Trump dhe krerëve të partisë Republikane dhe sidomos kreut të republikanëve në Senat, është kthyer në një nga sfidat më serioze në arenën e brendshme në Amerikë.

Sipas kanalit televiziv CNN, kohët e fundit Donald Trump është shprehur i indinjuar nga Mitch Mc Connell kreu i përfaqësuesve republikanë në Senatin amerikan dhe ka thënë se ka nevojë për një person që të zbatojë të gjitha planet dhe të veprojë sipas vendimeve të marra prej tij. Dueli mes Trump dhe Mc Connell ka shkuar deri aty saqë Trump është shprehur se kreu i republikanëve duhet të japë dorëheqje në rast se ai nuk arrin të zbatojë urdhërata e presidentit. Mitch Mc Connell dhe Donald Trump, prej disa ditësh kanë ashpërsuar tonin mes tyre. Kontradiktat mes Mc Connell dhe Donald Trump kanë lindur për shkak të pamundësisë së kreut të republikanëve për të anuluar ligjin Obamacare, ndërkohë që Mc Connell ka akuzuar presidentin amerikan se është i nxituar. Kreu i republikanëve në Senat ka thënë: Presidenti i sapoardhur pret shumë dhe nxitohet në një proces demokratik. Trump mos anulimin e planit Obamacare vetëm me një votë mangët në Senat, e ka quajtur turp mirëpo kur Donald Trump e pyetën lidhur me dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Moska, ai ka falënderuar presidentin Vladimir Putin. Trump në reagim ndaj dëbimit të 755 diplomatëve nga Rusia tha: Falënderoj Putin, sepse edhe ne vetë donim të shkurtonim stafin.

Tags

Aug 12, 2017 09:05 Europe/Tirane
Komente