• Shkarkimi mjaft polemik i Stive Banon në Amerikë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka hequr nga detyra krahun e djathtë të tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Steve Bannon në një vendim tronditës të fundit.

Në mesin e polemikave që ngjalli incidenti i së shtunës gjatë tubimit të nacionalistëve të bardhë në Charlottesville të Virxhinas, Donald Trump u përball me një rrebesh kritikash për komentet e tij se faji duhet kërkuar sa tek ata vet, ashtu edhe tek antiprotestuesit. Por ndërhyrja e kryestrategut të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, që i sulmoi supremacistët duke i quajtur “kllounë”, e lehtëson presionin në Uashington. Bannon, dikur drejtonte rrjetin informativ të ekstremit të djathtë “Breitbart News”, një kanal tejet i rëndësishëm për nacionalizmin, por edhe një ndihmesë e madhe për Trumpin dhe triumfin e tij në presidencialet e vitit 2016. Deklarata e tij për “The American Prospect”, megjithatë dëshmonte një kthesë të fortë qëndrimi. “Etnonacionalizmi - tha Bannon, - është për humbësit”. Pyetje të shumta rrethojnë të ardhmen e këshilltarit të lartë të Donald Trump, ndaj të cilit, presidenti refuzon të deklarojë nëse ka apo jo besim. Ka raporte se kreut të Shtëpisë së Bardhë i është kërkuar ta shkarkojë nga detyra këtë personazh kontrovers, që përmes rolit të tij ka shijuar qasjen të drejtpërdrejtë te presidenti. Ndikimi i madh i Bannon është mundur të shihet në vendime kyçe, siç ishte ai i tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën. I pyetur këtë javë, gjatë një konference për shtyp mbi të ardhmen e Bannon, Trump u përgjigj shkurt: Epo do ta shohim!... Duke mos bërë kështu ndonjë koment tjetër.

 

 

Tags

Aug 20, 2017 09:02 Europe/Tirane
Komente