• Vazhdon dominoja e shkarkimeve dhe dorëheqjeve në Shtëpinë e Bardhë

Në mosmarrëveshjet më të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë dorëheqje asistenti special i presidentit Donald Trump.

Sebastian Gorka, ditën e premte me anë të një letre protestuese drejtuar presidentit amerikan, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si këshilltar i Donald Trump. Gorka kishte detyrën e këshilltarit anti-terrorizëm për presidentin amerikan, mirëpo organizatat e sigurisë në Amerikë, nuk kanë konfirmuar besueshmërinë e tij për të qenë në Shtëpinë e Bardhë. Gorka është kritikuar disa herë për pikëpamje raciste dhe ai është një prej kundërshtarëve të fuqishëm të marrëveshjes bërthamore me Iranin. Gorka kishte thënë se marrëveshja bërthamore është një garanci shumë e keqe. Kur kanë kaluar 7 muaj nga ardhja në pushtet e Donald Trump, nga Shtëpia e Bardhë janë larguar këshilltari i sigurisë kombëtare, zëdhënësi informativ, shefi i stafit të shtëpisë së Bardhë, strategu kryesor dhe këshilltari anti-terrorizëm. Urdhrat, deklaratat dhe sjelljet e ndryshme të Donald Trump, janë bërë shkak që shumë politikanë të shprehen se Donald Trump nuk është i denjë për postin e presidentit.

Tags

Aug 26, 2017 07:37 Europe/Tirane
Komente