• Gjermania ndalon eksportet e armëve në Turqi

Ministri i jashtëm i Gjermanisë në një intervistë me gazetën gjermane "Hondelsbalt" ka thënë: Turqia ka bërë shumë kërkesa për blerjen e armëve gjermane, por Berlini shumicën e këtyre kërkesave i ka refuzuar për shkak të tensioneve midis këtyre dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ministri i mashtëm gjerman Sigmar Gabriel, duke iu referuar marrëveshjeve të armëve të vendit të tij me Turqinë, ka thënë se turqit kanë bërë shumë kërkesa, por shumë prej tyre janë pezulluar përkohësisht nga Gjermania. Që nga fillimi i vitit, qeveria gjermane ka eksportuar armë me vlerë 25 milionë euro për Turqinë. Vlen të theksohet se, Turqia nënshkroi një marrëveshje kontroverse me Rusinë për të armatosur forcat e veta me raketa antiajrore S-400. Presidenti Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur se Ankaraja kishte paguar tashmë një shumë paraprake të ujdisë që vlen 2.5 miliardë dollarë. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s. Por pjesëtarëve të aleancës u kërkohet të blejnë sisteme që i përshtaten atyre të NATO-s. Një këshilltar ushtarak i Vladimir Putin, Vladimir Kozhin tha se kontrata me Turqinë përputhej me interesat e tyre strategjike, e kjo sipas tij nënkupton se disa vende perëndimore që përpiqen t’i bëjnë presion Turqisë nuk do të reagojnë mirë.

 

Sep 12, 2017 15:18 Europe/Tirane
Komente