• Pezullimi i shitjes së armëve gjermane dobëson Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Vendimi i Gjermanisë për t’i suspenduar të gjitha eksportet e mëdha të armëve në Turqi e dobëson luftën e Ankarasë kundër terrorizmit dhe e bën Evropën të prekshme, ka thënë sot ministri turk për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian, Omer Çelik.

Çelik i bëri këto komente sot në Londër pasi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha dje se Berlini i ka suspenduar të gjitha eksportet e mëdha të armëve për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut në Turqi dhe për arsye se marrëdhëniet janë tensionuar shumë mes dy vendeve aleate të NATO-s. “Ministri i Jashtëm i Gjermanisë duhet t’i formulojë komentet seriozisht. Ato armë po përdoren në luftë kundër PKK-së dhe Shtetit Islamik”, ka thënë Çelik. Ai i ka bërë thirrje Gjermanisë të mos i përziejë çështjet e sigurisë me diskutime politike.

 

Sep 12, 2017 19:01 Europe/Tirane
Komente