• SHBA: Serbia të dënojë aktivitetet nukleare të Koresë Veriore

SHBA kërkon nga Serbia që t’i bashkëngjitet përgjigjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe të dënojë aktivitetin nuklear të Koresë Veriore.

Porosinë e sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson ia ka transmetuar sot shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott. Koreja e Jugut tha të mërkurën se ka kryer testimin e saj të parë të një rakete të përparuar ajrore, e cila siç thuhet do të forcojë aftësinë parandaluese ndaj Koresë së Veriut në rast të një krize serioze ushtarake. Nga ana tjeter, Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa “Taurus” u hodh nga një avion luftarak F-15 që udhëtoi nëpër pengesa në lartësi të ulëta para se të godiste një objektiv jashtë bregut perëndimor të vendit. Raketa, e prodhuar nga “Taurus Systems” në Gjermani, ka një distancë maksimale prej 500 kilometrash dhe është e pajisur me karakteristika që do të lejojnë që ajo të shmangën zbulimin nga radarët përpara se të godasë objektivat e Koresë së Veriut. Koreja e Jugut ka përshpejtuar përpjekjet për të rritur aftësitë e saj ushtarake në një kohë kur Koreja e Veriut ka kryer teste të armëve bërthamore, ku më i fuqishmi ishte ai i 3 shtatorit.

 

Sep 13, 2017 19:36 Europe/Tirane
Komente