• Fillon takimi i 72-të vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Sot, me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB filloi takimi i 72-të vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Shqetësimet globale lidhur me luftën atomike janë në nivelin më të lartë për disa dekada, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me krizën për testet atomike dhe raketore të Koresë Veriore. Më tutje, duke folur sot në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Guterres ka theksuar se miliona njerëz po jetojnë nën “hije të tmerrit” të krijuar nga testet “provokuese” të kryera nga Pheniani, gjatë javëve të fundit. Ai ka kërkuar zgjidhje politike të kësaj krize. “Përdorimi i armatimit atomik do të duhej të ishte i paimagjinueshëm”, tha Guterres në këtë tubim të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku marrin pjesë zyrtarët e lartë të 193 vendeve. Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Mianmarit që t'i japë fund fushatës ushtarake kundër myslimanëve Rohingia vetëm disa orë pasi liderja de facto e vendit, Aung San Suu Kyi, nuk arriti të zbuste shqetësimet ndërkombëtare mbi spastrimin e vazhdueshëm etnik kundër myslimanëve në Mianmar.

 

Sep 19, 2017 18:40 Europe/Tirane
Komente