• Kaos dhe dhunë në Katalunjë, qindra të plagosur nga policia

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës është shoqëruar me incidente ku ka pasur dhe përplasje mes banorëve dhe policisë spanjolle.

Raportohet se më shumë se 300 persona u plagosën në përleshjet me policinë. Mediat raportojnë se forcat e dërguara nga Madridi kanë hyrë  me forcë në një nga qendrat e votimit në Girona. Ata shihen tek thyejnë xhamin e derës kryesore të shkollës e cila po shërbente si qendër votimi të Sant Julià de Ramis. Më pas forcat policore vazhdojnë një kontroll të dhunshëm në ambientet e shkollës ndërkohë që votuesit, shumica e të cilëve mendohet ta kenë kaluar natës aty, fillojnë të bërtasin në kor. Zyrtarët spanjoll urdhëruan policinë që të mbyllin shkollat në rajon, të cilat ishin të përgatitura si vendvotime, e që janë planifikuar të hapen në mëngjes të ditës së sotme. Associated Press, njofton se pavarësisht kërcënimeve, kutitë e votimit janë parë duke arritur në qendrat e votimit, dhe qeveria e Katalonisë tha se do të lejojë që feltëvotimet të shtypen në shtëpi, që të përdoren nga votuesit. Shumë përkrahës të referendumit kanë fjetur dhe qëndruar në shkolla, për të mbajtur vendet e hapura deri në fillim të votimit.

Oct 01, 2017 15:35 Europe/Tirane
Komente