• Pentagoni: Raketa verikoreane ishte balistike ndërkontinentale

Koreja Veriore mbrëmë e ka lansuar një raketë balistike, që ishte e fundit në serinë e lansimeve, të cilat i kanë ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë në rajon.

Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se e ka detektuar dhe gjurmuar lansimin e raketës nga Sain Ni në Korenë Veriore, e cila ka udhëtuar afro 1 mijë kilometra, para se të ateronte në Detin e Japonisë. Pentagoni tha se vlerësimi fillestar është se kjo ishte raketë balistike ndërkontinentale. “Përkushtimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë... në ballafaqim me këto kërcënime, mbetet i çeliktë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit. Duke folur për këtë lansim të raketës, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është situatë me të cilën ne do të merremi”. Ai nuk ka elabourar më tepër.

 

Tags

Nov 29, 2017 12:54 Europe/Tirane
Komente