• Kina kritikon Amerikën për dërgimin e avionëve strategjikë në Gadishullin Korean

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar përsëri kundër veprimeve që mund të përshkallëzojnë krizën në Gadishullin Korean, duke thënë se palët në konflikt duhet të shmangin veprimet që i shtojnë tensionet tashmë të nxehta në rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha të mërkurën se një vendim i SHBA-së për të dërguar avionë të fuqishëm luftarakë në zonat ku ushtarët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut po mbajnë stërvitje të përbashkëta do të komplikonte më tej situatën. "Ne shpresojmë që palët relevante të vetpërmbahen dhe të mos bëjnë asgjë për të shtuar tensione në gadishullin Korean," tha Shuang në një konferencë të rregullt me gazetarët në Pekin. Reagimi kinez erdhi pasi bombarduesit strategjikë amerikanë B-1B që fluturonin nga territori i Shteteve të Bashkuara të Guam në Paqësor u bashkuan me stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë amerikano-koreanojugore. Zyrtarët e Koresë së Veriut e kanë kritikuar stërvitjen, të quajtur "Ace Vigilant" si një përpjekje tjetër nga SHBA dhe aleatët e saj në rajon për të provokuar një luftë bërthamore me Penianin.

 

Dec 06, 2017 19:59 Europe/Tirane
Komente