• Një kompani amerikane ndëshkohet me pretekst të shkeljes së sanksioneve kundër Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit ka ndëshkuar me mbi një milion dollarë një kompani amerikane me pretekst të shkeljes së sanksioneve kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Departamenti Amerikan i Thesarit me anë të një deklarate, njoftoi se kompania amerikane "Dentsply Sirona" e cila vepron në fushën e prodhimit të pajisjeve të stomatologjisë, është ndëshkuar me 1.2 milion dollarë si dënim për shkeljen e ligjeve të sanksioneve kundër Iranit. Sipas kësaj deklarate, kompania "Dentsply International" është një kompani që vepron nën mbikëqyrjen e "Dentsply Sirona", e cila rreth 37 ngarkesa me pajisje dhe medikamente stomatologjike në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, i ka eksportuar nga Amerika në Iran. Donald Trump, presidenti i Amerikës, në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore, ka vendosur sanksione të reja të njëanshme kundër Iranit sidomos në sektorin e shërbimeve mjekësore. Sanksionet e Amerikës ndalojnë kompanitë amerikane të eksportojnë mallra nga Amerika në Iran.

Dec 07, 2017 14:12 Europe/Tirane
Komente