• Gutters: marrëveshja bërthamore, rruga më e mirë për garantimin e karakterit paqësor të programit bërthamor të Iranit

Sekretari i përgjithshëm i OKB tha se marrëveshja bërthamore dhe programi i përbashkët i veprimi janë rruga më e mirë për të garantuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe nga Amerika kërkoi të zbatojë angazhimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Antonio Gutters, në një raport të tij për KS të OKB ka thënë se marrëveshja bërthamore vazhdon të jetë rruga më e mirë për të garantuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Ai shprehu falënderimet për mbështetjen e palëve të tjera përkatësisht Kinës, Rusisë, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe BE ndaj marrëveshjes bërthamore dhe nga Amerika kërkoi të zbatojë angazhimet dhe detyrimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Sekretari i përgjithshëm i OKB u shpreh optimist për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1. Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB, vuri në dukje përpjekjet e Donald Trump, presidentit të Amerikës për daljen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe deklaroi se kjo marrëveshje ndërkombëtare është në përputhje me rezolutën e KS të OKB dhe në këtë marrëveshje janë të pranishme edhe palë të tjera të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i OKB në vazhdim tha se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, është një hap i rëndësishëm dhe drejt të ardhmes për garantimin e sigurisë kolektive, prandaj shpresojmë për ruajtjen e kësaj marrëveshje.

Tags

Dec 14, 2017 08:31 Europe/Tirane
Komente