• Pesë kushtet e Rusisë për paqen në Siri

Deri në fund të raundit të tetë të bisedimeve të Gjenevës, Rusia vendosi pesë kushte për suksesin e planit të opozitës për paqe në Siri.

Aleksei Borodovkin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB tha se opozita siriane duhet të nxjerrë në pah çështje të rëndësishme, duke përfshirë gatishmërinë për të luftuar kundër ISIS dhe Frontit Al Nusra, të mbështesë armëpushimin dhe të pranojë përfshirjen në planin për krijimin e zonave të  reduktimit të tensionit. Zyrtari rus shtoi se opozita duhet të theksojë qartë në deklaratat dhe dokumentet e saj se nuk po kërkon ndonjë zgjidhje ushtarake në Siri dhe se janë pro pajtimit politik në këtë vend.

 

Dec 16, 2017 13:41 Europe/Tirane
Komente