• Mbi 50 të vrarë dhe të plagosur nga një sulm kamikaz në një kishë në qytetin Quetta të Pakistanit

Të paktën 10 persona kanë vdekur gjatë një sulmi me bombë dhe armë në një kishë metodiste në Pakistan.

Sulmi ndodhi në qytetin e Quetta, rreth 65 km (40 milje) nga kufiri me Afganistanin. Ndërsa raportohen më shumë se 44 persona të plagosur, pasi disa persona me jelek shpërthyes dhe të armatosur po përpiqeshin të hynin në kishë. Dy terroristë u kapën në hyrje të kishës tha ministri i rajonit, Sarfaraz Bugti, në Twitter, duke shtuar se nëse nuk do të kapeshin, mund të pasojat e sulmit do të kishin qenë të rënda, me qindra viktima. Një nga kamikazët arriti që të hedhë veten në erë në portën e kishës, ku rreth 400 burra, gra dhe fëmijë ishin mbledhur për shërbimet e së dielës para Krishtlindjes. Ndërsa sulmuesi tjetër u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë para se të mund të shpërthente jelekun e mbushur me eksploziv, raporton Reuters. "Të gjitha viktimat ishin brenda ndërtesës së kishës, kur kamikazi shpërtheu,"-deklaroi shefi i policisë së provincës, Moazzam Ansari." Të plagosurit u dërguan në spitalet kryesore të qytetit, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa në mesin e viktimave ishin 2 femra. Forcat e sigurisë po kryejnë një operacion kërkimi dhe kanë rrethuar vendin e sulmit.

Tags

Dec 17, 2017 15:16 Europe/Tirane
Komente