Dec 22, 2017 12:30 Europe/Tirane
  • Vizita e një delegacioni të lartë koreano-jugor në Japoni

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se një delegacion i lartë ka shkuar në Japoni për të diskutuar mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut.

Lee de Haun, përfaqësuesi special i Koresë së Jugut për gadishullin Korean dhe kryenegociatori i lartë bërthamor i këtij vendi, shkoi për një vizitë dy-ditore në Japoni ku do të takohet Kenia Kansuki homologe e tij japoneze. Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi se Lee de Haun dhe Kenia Kansuki do të diskutojnë mbi masat për të menaxhuar situatën e sigurisë në gadishullin Korean dhe ta bindin Phenianin që të kthehet në negicata. Vizita e delegacionit të Koresë së Jugut në Japoni bëhet me qëllim për të diskutuar mënyra e ringjalljes së bisedimeve gjashtëpalëshe bërthamore dhe kjo mund të jetë një shenjë ndryshimi në qasjen e Seulit në çështjen e testeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, të cilat shkaktuan tensione në dy vitet e fundit në marrëdhëniet e Pheniamit me Korenë e Jugut, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, qëndrimi i Koresë së Jugut mbi politikat armiqësore të SHBA ndaj Koresë së Veriut është bazuar në një reagim serioz, por javët e fundit, ndryshimi në qasjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj Phenianit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në qëndrimin e Seulit kundrejt Koresë së Veriut. Sekretari i Shtetit në Amerikë Rex Tillerson kohët e fundit njoftoi gatishmërinë e vendit të tij për të negociuar pa parakushte me Korenë e Veriut. Edhe pse disa zyrtarë të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë kanë kundërshtuar deklaratën e Tylerson, deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit mund t’i japë fund bllokadës në lidhje me Phenianin. Duhet të theksohet se ndryshimi në pranimin i Seulit për parimin e  bisedimeve me Korenë e Veriut dhe ringjallja e bisedimeve bërthamore gjashtëpalëshe nuk ka të bëjë vetëm me pozitën e re të Sekretarit të Shtetit. Vizita e zëvendës ministrit të jashtëm të Rusisë, Igor Mvrgvlvf në Korenë e Jugut që u bë për të bindur vendin për të zgjidhur tensionin me Korenë e Veriut nëpërmjet negociatave dhe parashtrimi i të njëjtave propozime nga qeveria kineze, kanë pasur ndikim në qëndrimet e Seulit për çështjen e bisedimeve dhe akordit me Phenianin. Natyrisht, Presidenti i Republikës së Koresë së jugut, "Mon Dae Too", në premtimet e tij të fushatës presidenciale dhe pas zgjedhjeve, theksoi strategjinë e dialogut me Korenë e Veriut, por ai nuk e zbatoi këtë strategji për shkak të ndikimit dhe trysnisë amerikane. Por në rrethanat e tanishme, kur Tillerson theksoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të negociuar pa parakushte me Korenë e Veriut dhe në kohën kur Rusia dhe Kina po kërkojnë një rol moderues të Seulit në tensionet në rajon, Koreja e Jugut, për shkak të situatës rajonale dhe ndërkombëtar, si dhe për shkak të detyrimeve për sigurinë kombëtare, është shprehur për nisjen e bisedimeve gjashtëpalëshe me Korenë e Veriut që u pezulluan në vitin 2008 për shkak të moszbatimit të angazhimeve nga pala amerikane. Duhet theksohet se Presidenti i Republikës së Koresë, fitoi votat e popullit me sloganin "Ndryshimi në politikën e jashtme", sidomos me premtimin e gjetjes së një zgjidhjeje efektive në konfliktin me Korenë e Veriut.

 


 

Tags

Komente