• Protesta në Gjermani ndaj vendimit të Trump kundër Kudsit

Kryeqyteti i Gjermanisë edhe një herë tjetër ka qenë arenë e protestave kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin si kryeqytetin e regjimit sionist.

Protestuesit në Berlin të shtunën kanë brohoritur slogane në mbështetje të çlirimit të Palestinës, ku midis tjerash në duar mbanin parulla me mbishkrime si "Kudsi është kryeqyteti palestinez",  ka bërë të ditur rrjeti televiziv Press Tv. Qytetarët e Berlinit gjithashtu kërkuan një zgjidhje diplomatike për këtë problem. "Kudsi është territor i pushtuar që i takon Palestinës dhe duhet të jetë kryeqyteti i Palestinës për shkak të okupimit të izraelitëve", tha një nga protestuesit, i cili në duar mbante një flamur palestinez. Trump më 6 dhjetor njoftoi njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytetin e regjimit izraelit. Shtetet e Bashkuara vunë veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit disa ditë më parë dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në një rezolutë të votuar me votën e 128 vendeve, i kërkoi Trump-it të ndryshojë vendimin e tij.

 

Dec 24, 2017 13:50 Europe/Tirane
Komente