• Evropa ndërhyn në protestat në Iran

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane duke reaguar ndaj trazirave dhe protestave në Iran, ka pretenduar se protestat e disa ditëve të fundit në Iran po ndiqen nga Evropa e cila është në kontakt me autoritetet e Iranit.

Katerine Ray zëdhënëse e Federika Mogherini ka mbajtur qëndrim ndërhyrës ndaj protestave të disa qytetarëve iranianë dhe të disa elementëve oportunistë dhe destruktivë dhe ka thënë: Shpresojmë që në Iran të respektohet e drejta e protestave paqësore dhe e lirisë së shprehjes. Ndërsa Sigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë ditën e hënë me anë të një deklarate ndërhyrëse dhe pa i kushtuar aspak vëmendje veprimeve destruktive të disa elementëve oportunistë në protesta kërkoi nga qeveria e Iranit që protestueseve të lejohet të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore. Boris Johnson sekretari britanik i jashtëm gjithashtu ka mbështetur protestat në Iran dhe pa përmendur aspak dhunën e përdorur nga protestuesit dhe prishjen e pronës publike kërkoi që në Iran të respektohen normat dhe dispozitat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Prej ditës së enjte në Iran janë organizuar protesta që kanë nisur prej qytet Mashhad në verilindje të Iranit. Protestuesit kanë kërkuar të qartësohet gjendja e atyre personave që kanë humbur depozitat e tyre në shoqëritë kredituese në Iran. Këto protesta me mbështetjen e  elementëve tëhuaj janë kthyer në protesta të dhunshme me prishjen e pronës publike. Donald Trump ka mbështetur hapur protestat e dhunshme të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe në njerëz. Ndërkohë ministria e informacionit e Iranit ditën e hënë njoftoi zbulimin dhe kapjen e disa elementëve destruktivë në protestat e fundit të cilët janë shkaktar për trazirat e ndodhura gjatë protestave.

Tags

Jan 02, 2018 08:19 Europe/Tirane
Komente