• Viti 2017: Mbi 15 mijë amerikanë u vranë në incidentet e armatosura

Incidentet e armatosura në SHBA gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje, ku brenda 365 ditëve kanë ndodhur mbi 60 mijë incidente, nga të cilat kanë humbur jetën mbi 15 mijë persona.

Këto të dhëna janë bërë të ditur nga një organizatë jofitimprurëse, që merret me statistikat e incidenteve të armatosura. Masakra që ndodhi në tetor në Las Vegas, konsiderohet si vrasja më masive e realizuar në Amerikë nga vetëm një njeri. Sulmuesi Stephen Paddock kishte kryer sulmin si pasojë humbën jetën 60 persona dhe u plagosën qindra tjerë. Ndërkaq një muaj më vonë, një sulmues tjetër ishte futur në një kishë në Teksas dhe kishte filluar të hapë zjarr mbi civilët, duke i vrarë 26 persona dhe plagosur 20 tjerë. Liria e shit-blerjes së armëve në SHBA konsiderohet si shkaku kryesor i numrit të madh të incidenteve vdekjeprurëse në këtë  vend.

 

Jan 03, 2018 19:52 Europe/Tirane
Komente