• Trump kërcënon Penianin: Butoni im bërthamor, më i madh

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se butoni i tij bërthamor është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai i liderit koreano-verior Kim Jong Un.

Postimi i tij në Twitter është kontributi më i fundit në përplasjen që po merr gjithnjë e më shumë tone personale mes liderëve të armatosur me armë bërthamore. Kim Jong Un më herët këtë javë, kishte kërcënuar se butoni i armëve bërthamore gjendej gjithnjë në tryezën e tij. Komentet më të fundit të Trump, nënvizojnë atë që është e ditur. Çdo president amerikan ka akses të menjëhershëm në kodet bërthamore dhe SHBA ka arsenalin më të madh bërthamor në botë. Trump dhe Kim Jong Un kanë një historik shumëngjyrësh epitetesh për njëri-tjetrin. Më herët këtë vit, koreano-veriori e quajti presidentin amerikan ‘matuf’, ndërsa Trump përdori epitetin ‘njeriu i vogël raketë’ për Kim Jong-un. Përtej kërcënimit për SHBA-të, në fjalimin e tij të vitit të ri, Kim Jong-un habiti shumëkënd kur tha se ishte i hapur për dialog me Korenë e Jugut dhe se do të dërgonte një delegacion në Olimpiadën Dimërore që mbahet në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm.

 

Jan 03, 2018 19:53 Europe/Tirane
Komente