• Situata e naftëmbajtëses iraniane në Kinë

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë iraniane të transportit të naftës, ka folur mbi operacionin e kërkimit të ekuipazhit të anijes iraniane të përfshirë nga zjarri në Kinë.

Sirus Kian Arasi, ka thënë se me gjithë ndërprerjen e operacionit për shuarjen e zjarrit të anijes nga pala kineze, sot puna ka nisur me intensitet të lartë. Në operacionin për kërkimin e personave të zhdukur janë angazhuar edhe palombarët japonezë. Përveç kësaj disa ekspertë të kompanisë iraniane për transportin e naftës janë dërguar në vendin ku ka ndodhur aksidenti detar dhe ku po digjet anija iraniane që transportonte 136 mijë ton gaz të lëngshëm dhe që është përplasur me një anije kineze në brigjet e Hong Kongut. Në anije ndodheshin 32 persona prej të cilëve 30 ishin iranianë dhe 2 nga Bangladeshi. Deri tani është gjetur vetëm një nga trupat e ekuipazhit të anijes.

Tags

Jan 12, 2018 08:52 Europe/Tirane
Komente