• Sekretari amerikan i Thesarit: Do të vendosim sanksione të reja kundër Iranit

Sekretari amerikan i Thesarit deklaroi se Uashingtoni synon vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Steven Munchin, pasi vuri në dukje se Amerikës është e përqendruar tek Iranit ka thënë se sanksionet që sot janë vendosur mbi Iranin janë më shumë se çdo vend tjetër. Sekretari amerikan i Thesarit deklaroi se sanksionet e reja që do të vendosen kundër Iranit, janë jashtë kuadrit të marrëveshjes bërthamore. Deklarata e sekretarit amerikan të thesarit vjen në kohën kur Donald Trump, sot pritet të japë mendimin e tij për zgjatjen e afatit të pezullimit të sanksioneve kundër Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Vendimi i Trump përkon me raportin 3-mujor që presidenti Amerikan duhet të raportojë në Kongres lidhur me marrëveshjen bërthamore. Tetorin e kaluar presidenti amerikan nuk konfirmoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe ka pretenduar se pezullimi i sanksioneve kundër Iranit nuk ishte në interesin kombëtar të Amerikës.

Jan 12, 2018 08:52 Europe/Tirane
Komente