• Sara Sanders: Trump vazhdon ta konsiderojë marrëveshjen bërthamore, si marrëveshjen më të keqe

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Donald Trump, president i Amerikës, vazhdon ta konsiderojë marrëveshjen bërthamore si marrëveshjen më të keqe të nënshkruar nga Amerika.

Sara Sanders, tha se Donald Trump është i mendimit se marrëveshja bërthamore ka mangësi të shumta dhe për këtë po bashkëpunon me parterët e tij dhe Kongresin për eliminimin e këtyre mangësive. Presidenti amerikan, i cili ka afat të mendojë deri sot, ka të ngjarë të pranojë rekomandimet e sekretarit të shtetit Rex Tillerson, sekretarit të mbrojtjes James Mattis dhe këshilltarit të sigurimit kombëtar Mc Master dhe të vendosë për shtyrjen e lehtësimit të sanksioneve anti-iraniane edhe për tre muaj të tjerë. Ky veprim shkon kundër dëshirës së Trump për t'i dhënë fund përfshirjes së vendit të tij në marrëveshjen e rëndësishme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore - SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania. Marrëveshja vendos kufizime për pjesë të programit paqësor bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve bërthamore. Sipas raportit të AP, megjithatë, Trump ka të ngjarë të prezantojë një seri të re të sanksioneve që do të përfshinin edhe firmat dhe individët iranianë, sanksionet ndaj të cilëve duhej të hiqeshin nën marrëveshjen bërthamore. 

Tags

Jan 12, 2018 08:53 Europe/Tirane
Komente