• Racizmi duhet të jetë në ADN-në e Trump

Përdorimi i fjalës "vrimë tualeti" nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të përshkruar vendet e Amerikës Latine dhe të Afrikës sugjeron se racizmi "duhet të jetë në ADN-në e tij", deklaroi kongresisti John Lewis.

 "Unë mendoj se fjalët dhe veprimet e tij kanë tendencë të dëshmojnë se Trump është një racist," tha Lewis në një intervistë me kanalin MSNBC. "Racizmi duhet të jetë në ADN-në e tij, por është e frikshme që dikush në zyrën e presidentit në vitin 2018 të flasë në mënyrën se si po flet Trump", shtoi ky kongresist amerikan. "Ne jemi një popull, ne jemi një familje, të gjithë jetojmë në të njëjtën shtëpi", tha ai. "Unë nuk mendoj se një gjuhë e tillë si ajo që përdor Trump është në përputhje me të ardhmen e vendit tonë ose të ardhmen e planetit" deklaroi John Lewis. Duke komentuar mbi deklaratën e kongresistit John Lewis për Trump, analisti politik amerikan Rodney Martin zbuloi se babai i Trump ishte anëtar i grupit racist Ku Klux Klan, një grup supremacist i bardhë i njohur edhe si KKK, i cili përkrah qëndrimet reaksionare ekstremiste si supremacia e bardhë, nacionalizmi i bardhë dhe qëndrimet anti- emigracionit.

 

Jan 13, 2018 19:20 Europe/Tirane
Komente