• 17  të vrarë nga të shtënat me armë në pika të ndryshme në SHBA

Qendra për regjistrimin e dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në pika të ndryshme të këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kjo qendër të enjten duke publikuar një deklaratë, ka njoftuar se janë regjistruar 47 raste të shtënave me armë në 24 orët e fundit në qytete të ndryshme, ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, më së shumti të shtëna janë regjistruar në Florida, Kalifornia dhe Pensilvania. Sipas këtij raporti zyrtar, rreth 270-300 milionë armë zjarri ekzistojnë në SHBA, pra një armë për kokë banori.

Tags

Feb 09, 2018 22:20 Europe/Tirane
Komente