• 44 persona humbin jetën nga rrëzimi i autobusit në Peru

Për shkak të rrëzimit të një autobusi në humnerë në Peru, 44 persona kanë humbur jetën.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve autobusi ka dalë nga rruga Pan-american në rajonin Arequipa dhe ka rënë në një humnerë 200 metrash. Në këtë aksident 44 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur. Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda këtij viti. Në aksidentin e mëparshëm të rrëzimit të autobusit 52 shtetas të Perusë kanë humbur jetën. Shkak për aksidentin janë bërë kushtet e rënda atmosferike dhe gjendja e rënduar e rrugëve.

Feb 22, 2018 08:35 Europe/Tirane
Komente