• Trump do të vendosë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se do të vendosë pakon më të “madhe” të sanksioneve, kundrejt programit bërthamor të Koresë Veriore, që do të godasin mbi 50 “anije, kompani të transportit dhe biznese tregtare, që po ndihmojnë Korenë e Veriut të shmangë sanksionet”.

Trump pritet t’i bëjë publike këto masa gjatë një fjalimi që do të mbajë sot, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane. “Ju njoftoj se ne do të lansojmë sanksionet më të mëdha ndonjëherë ndaj regjimit të Koresë së Veriut”, thuhet në një fragment të fjalimit të presidentit amerikan.

Tags

Feb 23, 2018 17:33 Europe/Tirane
Komente