• Paralajmërime për mungesë të theksuar ushqimi  në Sudanin e Jugut

FAO, OBU dhe UNICEF kanë paralajmëruar për zgjerimin e urisë dhe mundësinë e vdekjes së 7 milion sudanezëve në Sudanin e jugut për shkak të mungesës së ushqimeve.

Në deklaratën e lëshuar prej këtyre tre organizatave thuhet se nëse nuk merren parasysh paralajmërimet për dërgimin e ushqimeve në këtë vend, jeta e këtyre njerëzve rrezikohet seriozisht për shkak të mungesës së ushqimeve. Sudani i Jugut prej vitit 2013 përballet me konflikte dhe trazira mes përkrahësve të presidentit Salua Ker dhe përkrahësve të Rik Macar kreu i kryengritësve në këtë vend. Në vitin 2015 u arrit një armëpushim i cili u thye në vitin 2016. Për shkak të konflikteve dhe trazirave mbi 4 milion persona në Sudanin e Jugut janë detyruar të shpërngulen në zona të ndryshme të vendit duke jetuar nën nivelin e varfërisë.

Tags

Feb 27, 2018 08:38 Europe/Tirane
Komente