• Putin: Sulmi ndaj Rusisë, katastrofë për njerëzimin

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të shkatërruar Rusinë do të shkaktojë një përgjigje nga Moska që ai e përshkroi si "katastrofë për njerëzimin".

Duke folur të mërkurën në një intervistë me televizionin shtetëror rus, Putin tha se Rusia do të hakmerret reciprokisht kundër sulmeve ndaj sovranitetit të saj. "Nëse dikush merr një vendim për të shkatërruar Rusinë, atëherë ne kemi një të drejtë legjitime për t'u përgjigjur", pohoi ai. "Po, kjo do të thotë një katastrofë globale për njerëzimin, për të gjithë botën. Por si qytetar i Rusisë dhe kreu i shtetit rus unë do të pyesja: Çfarë është një botë e tillë, nëse nuk ekziston Rusia? " Lideri rus bëri të qartë se Rusia kurrë nuk do të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të tjera, përveçse nëse sulmohet nga armë të tilla."Vendimi për përdorimin e armëve bërthamore mund të merret vetëm nëse sistemi ynë i paralajmërimit të hershëm jo vetëm që zbulon një raketë, por parashikon qartë fluturimin e saj dhe kohën kur bërthama të arrijnë territorin rus", tha Putin.

 

Tags

Mar 07, 2018 21:54 Europe/Tirane
Komente