• Italia paralizohet nga grevat

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Italia ndodhet sot në një grevë të përgjithshme 24 orëshe që ka përfshirë transportin publik, hekurudhor, ajror, arsimin e të gjitha institucionet publike.

Kjo grevë e organizuar nga Bashkimi Kombëtar i Organizatave Sindikaliste italiane ka përqafuar nismën " Jo një më pak" për protestuar kundër çdo forme diskriminimi gjinor dhe dhune ndaj grave. Në shumë qytete italiane janë zhvilluar manifestime në mbrojtje të të drejtave të grave në sistemin e punësimit, kundër ngacmimeve seksuale në punë, barazisë gjinore e mundësive të barabarta formuese e profesionale, garancisë sociale të së drejtës së mëmësisë e mbështetjes familjare e kundër dhunës në familje. Manifestimi i grave në Itali i bashkohet sot protestave që do të zhvillohen në rreth 70 vende të botës në kujtim të të gjitha grave viktima të dhunës në familje e kudo. Greva 24 orëshe dhe manifestimet kanë paralizuar sot Italinë. Qarkullimi i transportit publik është ndaluar dhe vonesa të shumta janë regjistruar dhe në transportin ajror.

 

Mar 08, 2018 20:06 Europe/Tirane
Komente