• BE e shqetësuar nga kërkesat e gjeorgjianëve për azil

Ministrat e Brendshëm të BE-së janë takuar sot lidhur me shqetësimet e ndonjë mundësie të asaj se Gjeorgjia është duke abuzuar me sistemin e liberalizimit të vizave.

Gjermania dhe Suedia kanë raportuar për qindra aplikacione për azil nga gjeorgjianët që kur ka filluar regjimi i lëvizjes së lirë për këtë shtet në mars të vitit 2017. Ndonëse pezullimi i udhëtimit të lirë nuk ka qenë në tavolinën e negociimit, Gjeorgjia do të jetë nën presion për të ndaluar vrullin e azilkërkuesve gjeorgjianë në BE. Presidenti gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili, pas një takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Tbilisi është i gatshëm të marrë më shumë hapa për të ruajtur regjimin e liberalizimit të vizave, përmes së cilit qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.

 

Mar 08, 2018 20:07 Europe/Tirane
Komente