• Kina synon të militarizojë ishujt në Detin e Kinës Jugore

Një gjeneral i lartë kinez tha se vendi i tij duhet të ndërtojë struktura mbrojtëse në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore për të vendosur sovranitetin e saj mbi pothuajse të gjithë rajonin pas tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Zëvendëspresidenti i Akademisë së Shkencave Ushtarake të Kinës, gjenerali He Lei, të enjten gjatë një takimi të rrallë me gazetarë kinezë dhe të huaj, tha se Pekini kishte nevojë për të mbrojtur sovranitetin e tij mbi pothuajse të gjithë pellgun strategjik në Detin e Kinës Jugore. "Unë mendoj se asnjë vend nuk do të donte të bënte komente të papërgjegjshme në lidhje me çështje të tilla", deklaroi gjenerali. Ai , megjithatë, nuk pranoi të komentojë mbi vendosjen e avionëve luftarakë dhe luftanijeve në ishujt artificialë që Kina ka ndërtuar në zonë, duke thënë se ato ishin tërësisht çështje të brendshme të Kinës. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për nxitjen e problemeve në Detin e Kinës Jugore.

 

Mar 08, 2018 20:35 Europe/Tirane
Komente