• Shkarkimi i Tillerson, veprim i rrezikshëm

Zëvendësimi i sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo nga Presidenti Donald Trump është një "zhvillim shumë negativ" që do të rrezikonte më tej marrëveshjen bërthamore të Iranit, " deklaroi një ish këshilltar dhe diplomat i politikës së jashtme të SHBA.

"Unë mendoj se ky është një zhvillim shumë negativ. Tillerson kishte qëndrim shumë të fortë në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe unë mendoj se ai ishte më i prirur për ta respektuar atë", tha James Jatras në një intervistë me kanalin televiziv iranian Press TV. "Unë mendoj se është një zhvillim shumë i rrezikshëm dhe negativ," shtoi ai. Tensionet midis Tillerson dhe Trump kanë qenë të dukshme për disa muaj, ndonjëherë edhe të forta. Të dy kanë dalë publikisht me qëndrime të kundërta në disa nga sfidat më të rëndësishme të politikës së jashtme të administratës, duke përfshirë Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut. Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas shkarkimit nga detyra, tha se do të kthehet në jetën private, duke u bërë thirrje diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të punojnë me përkushtim mbi betimin që kanë marrë në bazë të Kushtetutës. Ai thotë se "bota ka nevojë për udhëheqëse vetëmohues, ndërsa udhëheqja amerikane fillon me diplomacinë".

 

Tags

Mar 14, 2018 08:09 Europe/Tirane
Komente