• Protesta përballë kongresit amerikan, kundër luftës në Jemen

Me qindra aktivistë janë mbledhur përballë kongresit amerikan për të kundërshtuar luftën në Jemen dhe vrasjen e popullit të pafajshëm të këtij vendi, e cila bëhet me mbështetjen e Donald Trump.

Protestuesit kanë rikujtuar fëmijët viktima të luftës së regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe kanë mbajtur lule në duar. Ata kanë rikujtuar se lufta e imponuar kundër popullit të përvuajtur të Jemenit është një prej krizave më të rënda njerëzore në botë. Aktivistët e shoqërisë civile gjithashtu kanë kundërshtuar mbështetjen dhe ndërhyrjen e qeverisë amerikane në luftën kundër Jemenit dhe kanë theksuar se Amerika në këtë luftë në vend që të mbështesë Arabinë Saudite duhet të përdorë fuqinë e saj diplomatike për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje paqësore. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzisht të sëmurë nga kolera.

 

 

Tags

Mar 20, 2018 08:33 Europe/Tirane
Komente