• Kongresi amerikan nuk mund të pengojë vendimin e Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore

Ligjvënësit amerikanë shprehen se ata nuk mund të pengojnë presidentin amerikan në largimin e mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Një prej figurave kyçe të kongresit amerikan ka parashikuar se presidenti Donald Trump do të largojë Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Gazeta Daily Mail shkruan se megjithëse kongresi dhe ekipi i sigurisë kombëtare të Donald Trump janë pro ruajtjes së marrëveshjes bërthamore mirëpo ligjvënësit janë shprehur se ata nuk kanë kompetenca të mjaftueshme për të parandaluar vendimin e Trump për daljen nga kjo marrëveshje. Në kohën kur Donald Trump më 12 maj edhe një herë duhet të konfirmojë pezullimin e sanksioneve kundër Iranit, përfaqësues të Kongresit kanë hequr pikat e nevojshme për konfirmimin e vazhdimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e presidentit amerikan. Ndërkohë kongresmenë demokratë nuk kanë dashur të futen në polemika mbi këtë çështje duke pasur parasysh vazhdimin e bisedimeve mes qeverive evropiane dhe asaj amerikane mbi çështjen e programit të përbashkët të veprimit për zbatimin e  marrëveshjes bërthamorë. Republikanët kërcënojnë me daljen nga marrëveshja bërthamore për të ushtruar presione ndaj palës evropiane.

 

 

Mar 22, 2018 08:08 Europe/Tirane
Komente