• Tillerson zyrtarisht largohet nga Departamenti Amerikan I Shtetit

Rex Tillerson, ish sekretari amerikan i shtetit është larguar përfundimit dhe në formë zyrtare nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ai është ndarë përfundimisht nga kabineti qeverisës i presidentit Donald Trump. Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Shefin e Departamentit të Shtetit Rex Tillerson. Në vend të tij emëroi drejtorin e CIA-s, Mice Pompeo. Trump e arsyetoi vendimin e tij duke thënë se kishte mendime të ndryshme me Tillerson. Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar sekretarin e shtetit, Rex Tillerson. Kjo është konfirmuar nga vetë kreu I Shtëpisë së Bardhë me anë të një mesazhi në Twiiter ku tregon dhe se kush do të jetë në krye të diplomacisë së jashtme të Shteteve të Bashkuara. “Mike Pompeo, Drejtori I CIA-s, do të emërohet Sekretar Shteti. Ai do të zhvillojë një punë fantastike”, shkruan Trump duke falenderuar Tillerson për punën e kryer. Ndërsa në një prononcim të shkurtër për media përpara se të nisej për në Kaliforni, ai tha se kishte shumë mendime të kundërta me Tillerson si për shembull marrëveshja bërthamore me Iranin. “Ne nuk po mendonim njësoj. Ndërsa me Pompeon kemi të njëjtin proces të menduari”, tha Trump. Tashmë është e qartë se shkarkimi i Tillerson lidhet me kundërshtimet e forta që ka pasur kohëve të fundit mes tyre.

Mar 23, 2018 08:08 Europe/Tirane
Komente