• Protesta në Spanjë kundër arrestimit të Puigdemond

Me dhjetëra mijëra banorë të Katalonjës në Spanjë janë ngritur në protesta kundër arrestimit të liderit të tyre Charls Puigdemond në Gjermani.

Ish lideri katalanas, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet policore në Gjermani. Ai ishte duke udhëtuar për në Belgjikë, pasi la Finlandën, për t’i shpëtuar arrestimit, por nuk ia doli të mbërrijë në destinacion. Puigdemont u arrestua pas lëshimit të një urdhër-arresti europian nga ana e autoriteteve spanjolle. Ish lideri dhe politikani katalanas akuzohet për keqpërdorim të fondeve dhe nxitje të rebelimit.

Tags

Mar 26, 2018 09:12 Europe/Tirane
Komente