• Gutteres: Mos lejoni që situata në Siri të dalë nga kontrolli

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka biseduar me telefon me ambasadorët e pesë vendeve anëtare të përhershme në KS të OKB në lidhje me çështjen e Sirisë.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, gjatë bisedës telefonike me ambasadorët e pesë vendeve anëtare të përhershme të KS të OKB, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me situatën në Siri. Ai me këtë rast ka theksuar se kjo situatë ka nevojë për një rrugëzgjidhje pa dalë situata jashtë kontrollit. Ai shtoi: "Duhet të përqendrohemi në mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Sirisë dhe për t'i dhënë fund dhimbjes dhe vuajtjeve të tyre". Vlen të theksohet se Amerika dhe disa shtete perëndimore pa pasur ndonjë dëshmi të qartë për kryerjen e sulmeve kimike në qytetin Duma në rajonin Ghuta Lindore, po akuzojnë qeverinë e Sirisë për këtë sulm dhe me këtë pretekst gjatë disa ditëve të kaluara kanë kërcënuar këtë vend me sulme ushtarake, mirëpo në lidhje me këtë çështje Rusia ka kërcënuar për kundërpërgjigje adekuate dhe për shkatërrimin e çfarëdo lloj rakete amerikane.

Apr 12, 2018 13:37 Europe/Tirane
Komente