• Zarif: Negociatat e Astanasë e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Siri

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm të Rusisë dhe Turqisë në Moskë deklaroi se procesi i bisedimeve të Astanasë është një lëvizje që në bashkëpunim me OKB dhe vendet e tjera mund të sjellë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Siri.

Muhamed Xhavad Zarif, pasi theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të mbështesë negociatat e Astanasë për zgjidhjen politike të krizës siriane sipas vendimeve të marra në Soçi, shtoi se kriza e Sirisë mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet rrugëve politike. Tre vendet garantuese të procesit të Astanasë në nivel presidentësh dhe ministrash të jashtëm vazhdimisht kanë shprehur mbështetjen e tyre për ruajtjen e sovranitetit, tërësisë territorial, pavarësisë politike, unitetit kombëtar dhe rrugëzgjidhjen e krizës nëpërmjet rrugëve politike. Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në këtë takim ka thënë se Rusia, Irani dhe Turqia janë të mendimit se përpjekjet për ndarjen e Sirisë janë të papranueshme. Mevlut Cavushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë pasi theksoi se bisedimet e Astanasë janë një iniciativë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Siri dhe shtoi se Irani, Rusia dhe Turqia bashkëpunojnë aktivisht në kuadër të bisedimeve të Astanasë. Bisedimet e Astanasë kanë nisur në janar 2017 me iniciativën e vendeve të lartpërmendura për vendosjen e paqes në Siri.

Tags

Apr 29, 2018 09:11 Europe/Tirane
Komente