• Gutteres premton t’i japë fund abuzimit seksual në OKB

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka premtuar se prioritet parësor i tij është dhënia fund e abuzimeve seksuale në institucionet e OKB.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Antonio Gutteres në ceremoninë për manifestimin e ditës botërore të punëtorëve në selinë e OKB, deklaroi se dhënia fund e veprimeve të pamoralshme dhe abuzimeve seksuale në organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është prioritet parësor i tij dhe ai është zotuar për këtë luftë. Gutteres gjithashtu ka shtuar se ai ka marrë raporte për 54 raste të abuzimit seksual në mesin e punonjësve të kësaj organizate në 3 muajt e parë të vitit 2018 që përfshinë të gjitha sektorët e OKB, ndërkohë që në tre muajt e fundit të vitit 2017, ishin raportuar 40 raste,- shtoi ndër të tjera Gutteres. Gazeta britaneze “The Guardian së fundi ka raportuar se numri i punonjëseve të OKB të cilat gjatë viteve të kaluara janë bërë viktimë e abuzimit seksual ka qenë i konsiderueshëm, mirëpo ato nga frika e pasojave kanë heshtur ndaj këtyre veprimeve.

 

Tags

Maj 02, 2018 14:33 Europe/Tirane
Komente