• Turqia: Bashkohuni kundër Izraelit!

Turqia u ka kërkuar vendeve islamike të rishikojnë lidhjet e tyre me Izraelin pasi dhjetëra palestinezë u vranë nga forcat izraelite në kufirin e Gazës.

Kryeministri turk Binali Yildirim  tha të martën se do të thërriste një samit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. "Vendet islamike duhet të rishikojnë pa vonesë marrëdhëniet e tyre me Izraelin", tha Kryeministri Yildirim, duke shtuar: "Bota islame duhet të lëvizë si një e vetme , me një zë, kundër kësaj masakre". Yildirim tha se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili aktualisht mban kryesimin e radhës të OBI, ka thirrur një takim urgjent të kësaj organizate të premten që vjen. Yildirim akuzoi SHBA-të për ndarjen e përgjegjësisë me Izraelin për "masakrën mizore" përgjatë kufirit me Gazën, gjatë së cilës 62 palestinezë u vranë dhe mbi 2700 u plagosën nga forcat pushtuese izraelite. Shtetet e Bashkuara janë partnerë me regjimin izraelit në "këtë masakër të civilëve dhe u bënë pjesë e këtij krimi kundër njerëzimit", u tha Yildirim gazetarëve në Ankara."Kjo është një masakër barbare dhe ne e dënojmë me forcë," shtoi ai.

 

Tags

Maj 15, 2018 19:50 Europe/Tirane
Komente