• Ku është fshehur Princi i kurorës i Arabisë Saudite?

Princi i kurorës saudite, Muhamed bin Salman, nuk është parë në publik që nga sulmet dhe shpërthimet e raportuara ndaj pallatit mbretëror në kryeqytetin saudit, Riad, në fund të muajit të kaluar.

Faqet zyrtare saudite nuk kanë publikuar asnjë fotografi të re të bin Salman për disa javë të fundit. Zhdukja e gjatë ka ngritur spekulime për fatin e princit të kurorës. Disa burime pohuan se sulmi më 21 prill ishte pjesë e një grushti shteti të udhëhequr nga disa princa sauditë të cilët janë kundër mbretit Salman, ndërsa raporte të tjera treguan se rojet e pallatit kishin sulmuar një dron të vogël që fluturoi shumë pranë vendbanimit të Salmanit. Aktivistët sauditë thanë se të shtënat nuk kishin të bënin fare me dronët, por ishte një sulm nga automjetet që mbanin armë të rënda dhe që gjuanin në mënyrë sporadike. Pretendohet se për sigurinë e tij bin Salman ishte evakuuar në një bunker afër një baze ushtarake. Një numër gazetarësh në Riad raportuan për një zjarr të madh jashtë kompleksit të pallatit mbretëror saudit. Grupet e opozitës saudite gjithashtu sugjerojnë se të shtënat e muajit prill e kishin detyruar bin Salmanin të ndalonte anëtarët e familjes mbretërore që të largoheshin nga vendi, nga frika se kushëriri i tij dhe ish princi i kurorës, Muhamed bin Najef, do të përpiqej ta rrëzonte atë. Përveç luftës së brendshme për pushtet në familjen mbretërore, Bin Najef dhe Mutab Bin Abdullah, biri i ish mbretit të ndjerë, të dy janë të pakënaqur me agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe me rrethimin e Katarit. Sulmi ndaj pallatit mbretëror sauditë erdhi pas fushatës represive në petkun e luftës kundër korrupsionit ndaj qindra princave dhe biznesmenëve sauditë, të cilët u arrestuan dhe u torturuan. Shumica e tyre u liruan më vonë pas arritjes së marrëveshjeve financiare me regjimin e Salman bin Abdulaziz duke paguar dhjetëra miliarda dollarë. Që nga kjo raprezalje apo grabitje në mes të ditës, frika është e pranishme në qarqet politike dhe tregtare saudite, frika se kush e ka radhën që të merret në pyetje, të arrestohet dhe të torturohet. Kjo është ndërkohë që  bin Salman ka refuzuar të deklarojë pasurinë e tij, duke thënë se kjo është një çështje private. Kjo deklaratë erdhi pas raporteve mbi stilin paskrupullt të jetesës së tij në një kohë që mbretëria saudite e pasur me naftë po ndërmerr masa shtrënguese. Zhvillimet vijnë pasi "ëndrra" e Arabisë Saudite për t'u bërë fuqia dominuese në botën arabe ka përfunduar me dështim "katastrofal". Sauditët dhe koalicioni i tyre i terroristëve nuk kanë arritur qëllimet e tyre në Siri. Agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë, duke dëmtuar imazhin e Bin Salmanit në nivel ndërkombëtar dhe rajonal. Princi i papjekur i kurorës i ka irrituar kombet muslimane duke marrë vazhdimisht një qëndrim anti-palestinez dhe pro-izraelit. Bin Salman gjatë vizitës në SHBA tha se palestinezët duhet ose të pranojnë propozimet e paqes, ose "të heshtin". Kjo deklaratë shkaktoi një stuhi zemërimi midis kombeve muslimane. Ky djalë i llastuar a mos është prekur nga ofeza që i bëri miku i tij më i mirë Donald Trump duke e quajtur bin Salmanin "morracak" dhe Arabinë Saudite "lopë që duhet mjelë"? Duket se princi trashëgimtar saudit po dështon keqas që në fillim të aventurës së tij për pushtet.

 

Maj 16, 2018 19:59 Europe/Tirane
Komente