• Komisari evropian i energjisë viziton iranian

Miguel Arias Canate, komisari i energjisë së BE më 19 maj do të vizitojë Teheranin për të diskutuar mbi mënyrën e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës vizita e këtij funksionari evropian bëhet pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Canate do të takohet me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë. Më herët krerët e BE pas takimit të tyre në Bullgari kanë theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore. Menjëherë pas këtij takimi Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB në një konferencë të përbashkët shtypi me Jean-Claude Juncker kreu i komisionit evropian, tha se OKB mbështet përpjekjet e BE për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 maj duke përsëritur akuzat e pabaza të Netanjahut kundër Irani, shpalli largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Pas këtij vendimi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndërmori një turne në Kinë, Rusi dhe në Bruksel për të diskutuar mënyrën e vazhdimit të marrëveshjes bërthamore duke dhënë garanci për interesat e Iranit.

Maj 17, 2018 09:13 Europe/Tirane
Komente