• Bisedë telefonike mes presidentit Ruhani dhe homologut të tij turk Erdogan

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij të Turqisë dënoi vrasjen e palestinezëve me rastin e 70 vjetorit të pushtimit të Palestinës të cilën e cilësoi katastrofë të madhe

Hasan Ruhani ka kritikuar disa vende arabe dhe myslimane për heshtjen e tyre ndaj krimeve më të fundit të regjimit izraelit kundër protestuesve palestinezë, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre për riatdhesim. Duke folur në një takim të qeverisë të mërkurën, Ruhani shprehu keqardhjen se disa vende arabe kanë heshtur ndaj mizorive të Izraelit, ndërkohë që disa shtete myslimane thjesht kanë zgjedhur të mbyllin sytë dhe disa të tjerë madje kanë deklaruar se regjimi sionist ka të drejt ligjore për t'u mbrojtur.  Forcat ushtarake izraelite vranë mbi 60 palestinezë dhe plagosën mbi 3000 të tjerë gjatë protestave anti-okupuese pranë murit që ndan Gazën nga territoret e okupuara, në një kohë kur zyrtarët izraelitë dhe amerikanë po ndiqnin përurimin e ambasadës së re të SHBA-së Kudsin e pushtuar. Ruhani argumentoi se mbrojtja legjitime është vetëm e drejtë e një vendi ose një kombi që zotëron një tokë, por se regjimi sionist nuk ka të drejtë të tillë për territorin e pushtuar. Irani që nga koha e fitores së revolucionit islamik ka qenë një prej vendeve të para që ka dalë në mbështetje të Palestinës dhe duke ndjekur në vazhdimësi zhvillimet në Palestinën e Pushtuar i gjithmonë ka mbështetur rezistencën e ligjshme të popullit palestinez. Largimi i menjëhershëm i ambasadorëve të regjimit të Izraelit nga vendet e ndryshme të botës dhe sidomos nga vendet islamike është një reagim i shpejtë ndaj gjenocidit që regjimi sionist po kryen ndaj palestinezëve. Një grup studentësh dhe qytetarë të shumtë iranianë janë tubuar para ish ambasadës së SHBA në Teheran të mërkurën, për të protestuar kundër vrasjes së qytetarëve palestinezë nga ana e regjimit sionist. Pjesëmarrësit në këtë protestë në duar kanë mbajtur parulla "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Izraelit", si dhe kanë dënuar heshtjen e OKB përball vrasjes së fëmijëve palestinezë. Populli i Teheranit gjithashtu shprehu mbështetjen e tyre për rezistencën e palestinezëve kundër regjimit sionist. Huxheul Islam Alireza Penahjan në fjalimin e tij para protestuesve ka thënë: "Gjatë gjithë historisë së shkurtër të regjimit sionist, ky regjim nuk ka qenë aq i dobët sa sot dhe uniteti i myslimanëve do ta shkatërrojë këtë regjim". Të hënën e kaluar, njëkohësish me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kudsin e pushtuar, , më shumë se 60 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë, janë martirizuar dhe mbi 3000 të tjerë janë plagosur.   Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka mundësuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades, gjë e cila shkaktoi vrasjen e 60 palestinezëve dhe plagosjen e 3 mijë të tjerëve. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi.

Tags

Maj 17, 2018 09:13 Europe/Tirane
Komente