• Britania e Madhe nuk pranon transferimin e ambasadës amerikane në Kodsin e shenjtë (Jerusalem)

Mekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, tha se Britania e Madhe nuk pranon transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Kods.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas dhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, kanë realizuar një bisedë telefonike.Duke theksuar se shteti i tij nuk pranon zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve, Johnson ka reaguar edhe për viktimat civile që humbën jetën në Gaza. Ai po ashtu theksoi se janë të gatshëm për të ndihmuar në arritjen e paqes.Presidenti i Palestinës, Abbas, tha se është i kënaqur me qëndrimin e Britanisë së Madhe dhe ka shtuar se Palestina është për sigurimin e procesit të paqes e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar. Abbas po ashtu ka ritheksuar se tanimë nuk mund të pranohet që SHBA-ja të jetë ndërmjetësues i vetëm në mes të Izraelit dhe Palestinës, pas largimit të dosjeve të Kodsit dhe të refugjatëve nga tryeza e negociatave. Ai tha se tani për ofrimin e paqes kërkojnë një mekanizëm ndërkombëtar. Ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kods dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nekbat", e njohur si Dita e Mizorisë. 

Maj 17, 2018 13:43 Europe/Tirane
Komente