• Danimarka tërheq forcat speciale nga Iraku

Rreth 60 forca speciale të Danimarkës do të tërhiqen nga Iraku, kjo pasi që shumë zona të kontrolluara nga grupit terrorist ISIS janë çliruar.

Mbështetja do të përfundojë në fund të vjeshtës, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës. Por, rreth 180 forca ushtarake ende do të qëndrojnë në bazën ajrore të al-Asadit në Irak dhe do të kontribuojnë në mbikëqyrje si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin terrorist ISIS.

Maj 17, 2018 13:47 Europe/Tirane
Komente