• Populli i Italisë dënon krimet e sionistëve në Rripin e Gazës

Me qindra qytetarë italianë të mërkurën janë mbledhur përpara Parlamentit të Italisë dhe kanë dënuar veprimin e Amerikës për transferimin e ambasadës në Kodsin e shenjtë dhe gjithashtu kanë dënuar krimet e forcave ushtarake të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se protestuesit italian ka dënuar edhe heshtjen e mediave perëndimore dhe kanë kërkuar marrjen e qëndrimeve të prera nga Parlamenti i Italisë ndaj krimeve të regjimit sionist dhe vrasjen e barbare të protestuesve palestinezë. Qytetarët italianë gjatë kësaj proteste kanë hedhur slogane “Izraeli është vrasës” dhe “Palestina duhet të çlirohet”. Vlen të theksohet se popullata palestineze e Rripit të Gazës të hënën njëkohësisht me përurimin e ambasadës amerikane në Tel Aviv, kanë organizuar protesta të gjera. Këto protesta janë shtypur me dhunë nga forcat ushtarake të regjimit sionist duke vrarë me dhjetëra palestinezë dhe duke plagosur me qindra të tjerë.

Tags

Maj 17, 2018 14:54 Europe/Tirane
Komente