• Macron: Bashkimi Evropian i jep garanci Iranit

Presidenti i Francës ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian garantojnë vazhdimin e aktivitetit të kompanive të tyre në Iran. 

Kanali televiziv Al Mejadin në një raport të tij ka bërë të ditur se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, të enjten ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Uashingtonit për të dalë nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian synojnë të garantojnë aktivitetin e kompanive të tyre në Iran. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump më 8 maj 2018, duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit, deklaroi daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit si dhe vendosjen përsëri të sanksioneve kundër Iranit brenda 3 deri në 6 muajt e ardhshëm.

Tags

Maj 17, 2018 15:17 Europe/Tirane
Komente