• Kanada kërkon kryerjen e hetimeve të pavarura rreth vrasjes së palestinezëve

Kryeministri i Kanadasë kërkoi kryerjen e hetimeve të pavarura rreth vrasjes së palestinezëve në Rripin e Gazës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Justine Trodo, kryeministri i Kanadasë, deklaroi se vendi i tij është shqetësuar thellë për veprimet e dhunshme të fundit të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës që rezultuan me vrasjen dhe plagosjen e një numri i të madh të qytetarëve palestinezë në Rripin e Gazës. Trodo në një deklaratë për shtyp vuri në dukje se në mesin e të plagosurve palestinez ndodhet edhe një shtetas kanadez dhe shtoi: “Jam tronditur thellë kur dëgjove për vrasjen dhe plagosjen e një numri të madh të qytetarëve palestinezë gjatë protestave paqësore që në mesin e ishte edhe një numër i konsiderueshëm i fëmijëve dhe ekipeve të emergjencës mjekësore”. Ai ka thënë se qeveria e tij është duke kontaktuar dhe biseduar me autoritetet izraelite në lidhje me zhvillimet e përgjakshme të ditëve të kaluara në Rripin e Gazës. Trodo ka theksuar se përdorimi i dhunës dhe plumbave për shtypjen e protestuesve palestinezë, është një veprim i papranueshëm. “Kanadaja kërkon kryerjen e hetimeve urgjente dhe të pavarura në zbardhjen e të vërtetës në lidhje me këto zhvillime”,- theksoi kryeministri i Kanadasë.

Tags

Maj 17, 2018 15:29 Europe/Tirane
Komente